Prindërit hedhin në koshin e mbeturinave foshnjën, sepse lindi shumë i vogël

Një çift kinez ka hedhur foshnjën e tyre të porsalindur në një kosh mbeturinash. Prindërit e kanë hedhur sepse fëmija kishte lindur 30 javësh dhe ishte shumë i vogël.
Fëmija i seksit mashkull është gjetur nga disa persona që mblidhnin mbeturina nga koshat. Ata kanë telefonuar policinë, dhe foshnja është dërguar për në spital, ku mjekët kanë mundur të identifikojnë edhe prindërit biologjik.

Rezultonte së nëna ndodhej ende në spital, e ndërsa pasi policia i ka marrë në pyetje, prindërit kanë thënë se e kanë hedhur sepse menduan se ai nuk mund të jetonte sepse ishte shumë i vogël, shkruan Daily Mail./JOQ/

 

 

Share With:
Translate »
876 Views