Prindërit i gjejnë burrë në Francë, 12-vjeçarja largohet nga shtëpia

Rastet kur prindërit vendosin për fatin e fëmijëve të tyre nuk ndodhin vetëm në zona të thella të Shqipërisë. Martesat me mblesëri vazhdojnë të bëhen edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë kufinjve të Shqipërisë, edhe në Europë. Por një rast i fundit në Palermo të Italisë në një familje kosovare është për të vënë duart në kokë.

Gazeta italiane “Il Giornale” shkruan sot historinë e një vajze 12 vjeçare me origjinë shqiptare nga Kosova, e cila është larguar me dëshirën e saj nga familja, pasi ka zbuluar se prindërit do ta martonin në Francë me një të njohur të tyre. 12-vjeçarja me inicialet D.M., ka lindur në Palermo të Italisë, nga prindër kosovarë. Prej ditës së mërkurë është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia. Nëna e dërgoi për të blerë një pulë të pjekur e ajo përfitoi për të mos u kthyer më. Pas disa orësh pritje, prindërit denoncuan zhdukjen e vajzës së tyre në polici. Kreu i Policisë së Palermos nisi menjëherë hetimet me të gjitha hipotezat e mundshme të rastit madje dhe sekuestrimi personi.

Deri në pasditen e së enjte për 12 vjeçaren D.M nuk pati asnjë informacion. Ka qenë mikesha e saj e ngushtë e cila ka rrëfyer në polici gjithçka. 12 vjeçarja kosovare e ndihmuar nga shokët është larguar nga shtëpia pasi kishte zbuluar se prindërit kishin vendosur ta martonin në Francë me një të njohurin e tyre. Ajo ka dëshirë të studiojë e të jetojë moshën e saj e nuk mund ta pranonte vendimin e prindërve. Rebelimi i 12 vjeçares qe arratisja nga shtëpia.

Share With:
Translate »
832 Views