Priti 8 javë për një takim me Dean, Eni i rrëfen fëmijërinë e tij të trishtë
Pas 8 javësh në pritje Eni ka bërë një takim me Dean.
Me një buqetë me trëndafila të kuq ai ka pritur fronisten në takim.
Dea: Ky takim u bë me kërkesë të veçantë që unë i bëra produksionit. Doja të kërkoja edhe ndjesë që mbase nuk të kam zgjedhur më përpara… Ne jemi nga i njëjti qytet edhe nuk njihemi.
Gjatë takimit Eni i tregoi Deas për fëmijërinë e tij.
Eni: Kam pasur një fëmijëri sa të mirë, aq edhe të vështirë. Në moshën 15 vjeç, prindërit e mi janë divorcuar, unë zgjodha të jetoj me mamin. Ka qenë shumë e vështirë, por bashkë me mamin ja kemi dalë. Mami e ndjek përditë emisionin dhe më bën vetëm vërejtje.
Dea ka treguar se ajo është penduar për disa takime që ka bërë javët e kaluara duke përmendur edhe disa emra konkurrentësh.
Dea: Rei dhe Meti, Andit i kam premtuar një takim të dytë se më është dukur shumë i sinqertë, por tani ndihem konfuze…