Psikologia Braho: Përdorimi i tepërt i telefonit çrregullon gjumin, dobëson imunitetin dhe rrit obezitetin

Interneti dhe përdorimi i aparateve të teknologjisë janë bërë të pashmangshme kohërat ku ne jetojmë. Por përdorimi i tepruar i teknologjisë njihet si faktor i cili shkakton tek fëmijët ankth, depresion e një sërë çrregullimesh të shëndetit mendor.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme ishin të ftuara në studion e “Jeto me Orën”  prindi Dafina Toska dhe Odis Toska si dhe Lediona Braho-psikologe. Psikologia tregoi për problemet që teknologjia sjell sidomos tek fëmijët dhe zhvillimi i tyre.

“Shifrat e studmeve janë shumë alarmante ndaj duhet të lexohen drejtë. Fëmijët në shkollë duhet të rrin maskimumi 2 orë në ditë para ekranit. Por pandemia solli një dyfishim të fëmijëve para ekraneve. Por një këshillë kam për prindërit pasi fëmijët deri në moshën 12 vjeç duhet të rrinë më pak para ekraneve sesa fëmijët m,bi 12 vjeç. Pasi duke ndenjur shumë gjatë para ekraneve tek fëmijët do të hasim shqetësime psikologjike” u shpreh psikologia. Ndërsa prindi Toska tregoi sesa problem ka qenë me Odisin kjo pjesë.

 “Me Odisin në fillim ka pasur shumë problem pasi rrinte me orë shumë të gjata para ekraneve por tani me mbikëqyerjen tonë dhe të gjyshërve ai tashmë e ka reduktuar goxha orarin” u shpreh Daniela Toska.

Odisi vet tregoi se ai qëndron 30  minuta deri në një orë  para ekranit.

“Unë e kaloj më tepër kohën duke lexuar, duke luajtur, dhe duke bërë detyrat” u shpreh Odisi.

Psikologia tregoi se problem qëndron se fëmijët rrinë gjatë para ekraneve në një moment zhvillimi për ta.

“Për fëmijët është bërë pjesë e jetës së përditshme pasi prindërit e tyre apo mësuesit përdorin teknologjinë. Shqetësimet që shohim janë fizik dhe mendor. Fizik ka të bëjë me obezitetin pasi teknologjia i bën tepër pasiv. Efekt tjetër negative është gjumi pasi fëmijët rrinë në ekran para gjumit ose një orë para tij, ndodh që truri të mbetet i stimuluar dhe nuk bëjnë një gjumë të mirë. Ndikon në sistemin imunitar, duke qenë më të prekur ndaj virozave. Çon në shumë problem gjithashtu  edhe mendore si ankth, depresion, vetmi, ndihen në faj, bëhen më të pabindur etj. Problem tjetër është edhe vëmendja pasi shpërqendrohen lehtësisht dhe kështu u bie produktivitet në shumë aspekte” u shpreh psikologia. Daniela Toska tregoi sesi Odisi i ka marrëdhëniet me rrjetet sociale.

“Ne Odisin e akagazhuma në shumë kurse duke e zënë atë më angazhime që ai mos ti përkushtohet në rrjetet sociale apo teknologji” u shpreh Toska. 

Psikologia ndër të tjera tregoi edhe disa këshilla për të gjithë prindërit.

 “Këshilloj që fëmijët të merren së paku me një lloj sporti. Për prindërit këshillojë që të gjithë një orë para gjumi të fikin çdo ekran. Duhet t’i largojnë ekranet nga dhoma e gjumit të fëmijëve. Dhe do të shohin që në pak kohë do të kete një përmirësim të madh në shëndetin e fëmijëve” u shpreh psikologia. Ajo tregoi gjithashtu se nëse situata përkeqësohet duhet të drejtohen tek specialistët. “Nëse fëmija jep sinjale alarmi si lodhje indiferenc ëapo edhe shenja të tjera shqetësuese prindërit duhet të ndryshojnë patjetër diçka në rutinën e familjes” përfundoi psikologia.

Share With:
Translate »
33 Views