Pritja e ëmbël përfundoi! Ciara bëhet sërish nënë dhe publikon momentin emocionues nga salla e lindjes

Këngëtarja e njohur Ciara është bërë nënë për herë të tretë.

Ajo vetë e ka dhënë këtë lajm të bukur në Instagram, duke publikuar videon nga momentet e para pasi mori bebushin në krahë në sallën e lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen Win! Mami dhe babi të duan!

Win Harrison Wilson
7.23.2020”- shkroi Ciara, duke zbuluar edhe emrin e bebushit të saj.

Win është vëllaçko i vogël i dy fëmijëve të tjerë, 3-vjeçares Sienna dhe 5-vjeçarit Future Zahir, të cilin këngëtarja e ka me ish-partnerin Future.

Ciara dhe Wilson janë martuar në korrik të vitit 2016, ndërsa në muajin janar dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të tretë, me një foto fantastike ku tregonte barkun e rrumbullakosur.

Share With:
Translate »
368 Views