Pa drama dhe pa depresione, Klea Huta tregon më shumë për pritjen e ëmbël

Moderatorja e njohur, Klea Huta ka vendosur që së fundmi t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në llogarinë e saj. Ajo ka treguar momente të ndryshme nga pritja e ëmbël dhe një ndër pyetjet që Klea nuk ka hezituar t’i përgjigjet ka qenë ajo se sa ka qenë e nevojshme ndihma nga të tretët pas lindjes.

“Ka qenë gjithçka. Pa mamin tim dhe të gjithë pjesëtarët e familjes sime dhe të Elgitit do e kisha jo të vështirë, por të pamundur për të mos kaluar post partum. Ma kanë bërë shumë të lehtë këtë rrugëtim të ri, më të bukurin në jetë, por dhe shumë i vështirë. E kam kaluar si diçka shumë normale pa drama dhe pa depresione. Ndryshe nga fillimi I shtatzënisë”, ka shkruar Huta krah postimit të saj në ‘Instastory’ duke ndarë këto detaje nga pritja e ëmbël.

Klea ka treguar gjithashtu se gjatë shtatzënisë me Krid shtoi 19 kilogramë, megjithatë duket se ka arritur t’i humbasë menjëherë ato pasi është shfaqur mjaft në formë.

Share With:



386 Views