Pritje e ëmbël? Jo dhe aq…
Shtatzania mund të jetë periudha më e bukur në jetën e një gruaje dhe këtë e konfirmon edhe fotografja e familjeve, Danielle Guenther. Por ajo gjithashtu e di se kjo periudhë nuk është aq e bukur dhe e mbushur me emocione të ëmbla që shoqërojnë pritjen e ëmbël dhe rritjen natyrale të një krijese tjetër brenda teje – për të cilën flasin të gjithë. Është edhe një periudhë “e tmerrshme”, e parehatshme, madje edhe depresive ndonjëherë. Në serinë e saj të fotove “Ҫfarë barku!?”, Guenther tregon edhe momente histerie të nënave në pritje. Mbi të gjitha, janë foto që përcjellin një të vërtetë jashtë asaj që përcjellin të gjithë në këtë fazë të jetës.
Qëllimi i Guenther, në këtë rast, nuk është aspak negativ, vetëm të solidarizohet me të gjitha nënat në pritje që janë lodhur duke parë foto të mrekullueshme. Seria e saj e fundit përfshin momente të nënave që merren me biznes, shopping me fëmijët, por edhe momente të tjera, të cilat janë reale.
Guenther, nëpërmjet këtyre fotove zbavitëse dëshiron të sjellë modelin e vërtetë të nënave shtatzëna dhe nevojën që kanë gjithë të tjerat që i shohin — në fund të fundit, janë faza të ngjashme me këdo.