Pritjes i erdhi fundi, Eliza Dushku bëhet nënë për herë të dytë! Ja fotoja e parë dhe emri i djalit të saj

Pesë muaj më parë, Eliza Dushku zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë, duke publikuar në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur. Pritjes i ka ardhur fundi dhe aktorja tashmë ka sjellë në jetë djalin e dytë.

eliza dushku

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandijan, e kanë pagëzuar të birin me emrin Bodan. Lajmin emocionues e ndau me të gjithë vetë Dushku, duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto.

eliza dushku (5)

Në fillim, artistja shihet me barkun e rrumbullakosur duke pozuar herë vetëm e herë me bashkëshortin e saj, ndërsa në fund, Eliza publikoi një foto të këmbëve të vogëlushit të porsalindur.

eliza dushku (8)

Aktorja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, teksa u bekuan me një djalë. Ata e pagëzuan të voglin me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian, por shkurt e thërrasin Bourne.

eliza dushku (3)

Në lidhje me këtë emër, aktorja ka treguar më parë se i është referuar emrit të aktorit Matt Damon në rolin e filmit, Jason Bourne.

Eliza dhe ish-lojtari profesionist i tenisit, e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2018.

eliza dushku (9)eliza dushku (10)eliza dushku (2)eliza dushku (6)eliza dushku (4)

Share With:
Translate »
184 Views