“Puthuni edhe njëherë”, i vogli Joel “projektoi” foton perfekte të Ermalit dhe Amit

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi prej vitesh janë një nga çiftet më të dashur në showbizin shqiptar. Dyshja e famshme po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre me familjen, djalin Joel e vajzën e vogël Sia.

Përveç suksesit në karrierat individuale, Ami dhe Ermali i gëzohen harmonisë me fëmijët por edhe dashurisë me njëri-tjetrin që është si në ditët e para. Këtë, çifti e ka vërtetuar edhe njëherë përmes një fotoje të publikuar në Instagram.

Mesa duket ata shprehin shumë afeksion edhe në sy të Sias e Joelit, aq sa ky i fundit i ka kërkuar të puthen sërish për të. “Fotoja më e bukur e ditës. ‘Mami babi puthuni dhe njehere’. Joel”, shkruan Ami teksa ka postuar një foto duke puthur Ermalin gjatë pushimeve të tyre familjare në Bodrum, Turqi.

Mund të themi padyshim që kjo është fotoja më romantike që kishim parë sot! Kujtojmë se në një intervistë pak javë më parë, Ami ka zbuluar në rubrikën “N’fermë” në E Diell rolin e Joelit në serialit H.O.T të Ermalit.

 

“Joelin e kemi më të integruar në fushën e aktrimit. Është i interesuar dhe ka qejf të rri në backstage. Tani te xhirimet e Ermalit mban çakun. Po e tërheq më shumë pjesa e backstage-it se sa ajo përpara”, është shprehur ajo.

Share With:
Translate »
185 Views