Pritjes së ëmbël i vjen fundi, këngëtarja e famshme bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e hitit “Love me like you do”, Ellie Goulding, është bërë nënë për herë të parë ditën e sotme. Lajmin e bukur e ka dhënë bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, përmes postimeve në rrjete sociale. Ai publikoi një foto të shifrës së popullsisë të botës dhe kështu zbuloi se sot u shtua në Tokë banorja më e re.

“Mami dhe bebi janë të dy të shëndetshëm dhe të lumtur! Jemi shumë mirënjohës. Unë nuk flas për vëmendjen publike që vjen me punën e Ellie-t, por gjatë këtij momenti magjik dhe personal ne do e vlerësonim shumë nëse do të na lejonit të shijojmë privatësinë tonë… Faleminderit”, shkroi më pas Caspar në një postim.

Kujtojmë se Ellie Goulding zbuloi lajmin e bukur të shtatzënisë në një intervistë të dhënë për “Vogue”.

“E zbuluam kur unë dhe Caspar udhëtuam jashtë me rastin e 1-vjetorit të martesës. Ishte çmenduri sepse ishte përvjetori ynë i parë. Nuk ishte ky plani. Mendimi se mund të isha shtatzënë nuk dukej se mund të bëhej realitet. Të mbetesha shtatzënë më bëri të ndihesha njerëzore. Po e shijoj shumë. Edhe bashkëshorti po e shijon shumë”, tregoi Goulding asokohe

Share With:
Translate »
697 Views