Në muajin e 6 të shtatzaninsë, aktorja shqiptare merr vaksinën anti-Covid

Eliza Dushku mori dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit. Ajo është në muajin e 6 të shtatzënisë, ndërsa dozën e parë e ka marrë në muajin e 5-të. Dushku është vaksinuar me Pfizer, ndërsa tregon përmes një postimi në rrjetet sociale se pasi është këshilluar me mjekët vendosi të vaksinohet për të mbrojtur veten dhe vogëlushin.

Eliza Dushku merr vaksinën 6 muajshe shtatzënë!

“Unë dhe bashkëshorti im pasi u këshilluam me mjekët, lexuam OBSH, CDC morëm këtë vendim që është më i miri. Jemi më afër se kurrë për të kaluar këtë makth. Vaksinat funksionojnë dhe do ta kthejnë botën në normalitetin që duam të gjithë”, shkruan në rrjetet sociale aktorja shqiptare.

Studimet e kompanisë Pfizer kanë treguar se edhe gratë shtatzëna mund ta marrin vaksinën anti-Covid.

Share With:
Translate »
212 Views