Problemet e para të mëmësisë filluan? Kylie Jenner shfaqet me të nxira në fytyrë

Kylie Jenner është bërë qendra e vëmendjes së mediave botërore, por jo vetëm. 20-vjeçarja është bërë nënë një muaj më parë, dhe aty e mori vesh e gjithë bota lajmin e madh.

Kylie duket shumë e lumtur që ka sjellë në jetë vajzën e saj, emri i së cilës është Stormi. Gjithsesi, duke lënë pas këtë moment të bukur në jetën e Kylie-t, fansat kanë filluar të shqetësohen për të.

Pse do të thoni ju me të drejtë? Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians”, është shfaqur në Miami së bashku me të dashurin e saj, Travis Scott.

Ajo që ka merakosur fansat ka qenë një shenjë e nxirë në fytyrën e Kylie-t. Edhe pse 20- vjeçarja është munduar ta fshehë shenjën me një xhup, sërish nuk ia ka dalë. Çfarë i ka ndodhur Kylie-t?

Share With:
Translate »
633 Views