Propozimi që përloti botën: “A mund të bëhem babai yt”
Kur Grant Tribbett nisi të shoqërohej me të dashurën e tij vitin e kaluar, ai e dinte se vajza e saj 5 vjeçe ishte pjesë e jetës së tyre. Kur erdhi koha që çifti të ndërmerrte hapin e madh drejt martesës, Grant bëri propozimin më emocional ndonjëherë, shkruan DailyMail. Ai mori të dashurën e tij Cassandra Reschar dhe vajzën Adrianna dhe i çoi në parkun e Indianas më 27 maj. “Kemi ecur nja 1 kilometër nëpër pyll dhe ishte vërtet një aventurë ebukur. Kur erdhëm te një urë druri ai u ndal dhe u përkul”. “Pasi më propozoi mua, Grant u kthye kah vajza ime dhe i tha: Adriana a mund të bëhem babai yt, të premtoj se do të të dua dhe të mbroj për pjesën tjetër të jetës?”. “Sapo i foli ato fjalë të ëmbla unë shpërtheva në lot”, ka treguar nëna Cassandra. “Ajo bërtiti: Më në fund u bëra me baba dhe nënë”, ishte përgjigjja e vajzës.