Protesta kundër fabrikës/ 9-vjeçari rrëqeth me fjalët: S’marr dot frymë. Mamit i del gjak nga hundët

Një grup banorësh të zonës së Laprakës kanë dalë për të protestuar për ndotjen që nëj fabrikë tullash në zonë po i shkakton mjedisit dhe po i dëmton ata nga ana shëndetësore.

Ata akuzojnë se fabrika nuk përdor filtra.

Fabrika është gjobitur në prill me 500.00 lekë nga Inspektoriati i Mjedisit, megjithëse asnjë masë nuk është marrë.

Fjalët e një 9-vjeçari i kanë rrëqethur të gjithë.

Ai është shprehur para mediave:

Ku do rritemi ne në një vend ku të vdesim?! Ky tym po na hyn në fyt, unë nuk marr dot frymë nga ajri. Mamit i del gjak nga hundët nga stresi.”

***

Share With:
Translate »
477 Views