Protestë çdo ditë para shkollës, studentët të vendosur: Më mirë test me lekë sesa vaksinë me detyrim!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi vaksinimin me detyrim të studentëve për të mundësuar ndjekjen e mësimit në auditor.

Dy prej studentëve të pranishëm në studio u shprehën kategorikisht kundra vaksinimit me detyrim, duke e konsideruar si shkelje të së drejtës së tyre.
Nga ana tjetër, studentja shqiptare në Gjermani tregoi se kryen çdo tre ditë test në vlerën 15 euro për t’u lejuar të marrë pjesë në auditor, por vaksinën nuk e sheh fare si opsion.

Në një moment që situata është mjaft e komplikuar në Shqipëri, studentët u shprehën të vendosur për të vijuar protestat e përditshme para shkollës me qëllim lejimin e studentëve të pavaksinuar nëpër auditore.

Share With:
Translate »
29 Views