Pse kjo kukull gjigante do të ‘shëtisë’ në shumë shtete, 8,000 km përgjatë 3 muajve

Nga data 27 korrik deri më 3 nëntor, një kukull 3.5 metra e gjatë do të udhëtojë 8,000 kilometra nga Gazientep, afër kufirit turko-sirian drejt Manchesterit për një nismë të rëndësishme.

Projekti quhet The Walk dhe kukulla e madhe është një vogëlushe 9-vjeçare siriane, Amal. Kukulla do të “shëtisë” nga Turqia në Mbretërinë e Bashkuar përmes fshatrave, qytezave dhe qyteteve. Ideja e nismës është që vajza kërkon me dëshpërim nënën e saj. Gjatë rrugës ajo do të hasë instalime arti, shfaqje dhe ngjarje të tjera kulturore.

Në projekt janë të përfshirë rreth 250 organizata partnere dhe artistë që do të bashkohen në Turqi, Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Pse kjo kukull gjigante do të ‘shëtisë’ në

“The Walk është për të festuar potencialin e refugjatëve, fëmijëve, të rriturve. Nuk është një marshim i mjerimit, është një marshim i krenarisë dhe shpresojmë që ky korridor i miqësisë të zgjasë shumë më gjatë sesa udhëtimi 12-javor. Projekti do të bëhet një rrjet bashkëpunimesh në të ardhmen,” tha për Guardian Amir Nizar Zuabi, drejtori artistik i organizatës Good Chance.

Share With:
Translate »
281 Views