Pse kur fëmijët ju pyesin duhet t’ju përgjigjeni me detaje

Për çdo fëmijë, gjuha dhe strukturimi i fjalive janë shumë të rëndësishme të mësohen në vitet e para të jetës

Një nga mënyrat më të mira për t’i përfshirë ata në biseda që bëjnë sens është të flisni me të vegjëlit duke iu përgjigjur me detaje pyetjeve të tyre.

Studime të reja kanë provuar se sa më shumë prindërit t’i ndihmojnë fëmijët dhe të punojnë me të folurën e tyre, aq më shumë shanse ka të jenë të suksesshëm në shkollë.

Eshtë shumë e rëndësishme t’i shuani atyre çdo lloj kurioziteti me vlerë duke iu përgjigjur dhe sqaruar edhe detajet më të vogla. Sa herë të lodheni nga kurioziteti i tepërt i tyre, kujtoni që fëmijët kureshtarë arrijnë shumë në jetë!

Të ndihmosh fëmijën të jetë më i interesuar në gjëra të ndryshme kur janë fare të vegjël do t’i thjeshtësosh shumë punë në kopësht dhe më tej. Do të jenë më të interesuar në gjëra të reja dhe do të mësojnë me dëshirë.

Kini parasysh diçka: Mos i flisni fëmijës suaj, flisni me ta!

Vetëm kështu, kur ju të praktikoni detajet nëpër fjali dhe informacion, do të shihni një fëmijë të interesuar për të dëgjuar dhe shumë të përqëndruar.

Pyetjet e tyre do të shtohen dhe kurioziteti do të bëhet më i fortë. Mos u panikosni nëse nuk dini si t’i përgjigjeni një pyetjeje. Nuk ka asgjë të keqe t’i thuash “do ta mësojmë së bashku”.

Share With:



174 Views