Psikologji, si t’u flisni fëmijëve për seksualitetin
Seksualiteti është një koncept thelbësor në jetën e përditshme, për të cilin edhe fëmijët herët a vonë kanë nevojë të informohen. Por si mund të flisni në lidhje me këtë argument me më të vegjlit? Ju ftojmë të lexoni më poshtë…
Për një prind, zhvillimi i një bisede me fëmijët rreth seksualitetit paraqet një hap thelbësor për t’u përballur. Për ndonjë mund të jetë një argument i vështirë, por gjithsesi themelor për rritjen e fëmijës. Kur rrëfimet me guaskat e perlave dhe lejlekët me trastë të mos funksionojnë më, atëherë është momenti që të merrni kurajën dhe të bëni “fjalimin”. Por si? A ekzistojnë mënyra të pëlqyeshme? Po qasje të buta? Sigurisht që po, ju duhet të flisni me fëmijët tuaj që në moshën parashkollore. Ata mund të bëhen të vetëdijshëm për bazat e edukimit seksual, me një histori që do t’i ndihmojë të kuptojnë rolet përkatëse të burrave dhe grave gjatë “konceptimit” të një fëmije. Domethënë bashkimi i spermës mashkullore me vezën femërore, çon në krijimin e një fëmije si ata. Ky le të themi është një imazh shkencor, pa hyrë në detaje, dhe pa përmendur pjesën tjetër të lejlekut me një pako në sqepin e tij…
Por sa më herët të fillohet të flitet për gjithçka në lidhje me këtë gjë, aq më shumë fëmijët do të ndihen të turbullt dhe të parehatshëm. Me rritjen e tyre, të gjithë hapat e rrëfimit mbi seksualitetin duhet të “mbushen” me informacione dhe detaje më të hollësishme. Në këtë mënyrë, kur ata të kenë një dyshim dhe një problem i cili i takon sferës seksuale, do të ndihen mjaft të qetë kur t’ju besohen juve. Nga ana tjetër, një sjellje modeste dhe fajësuese nuk bën gjë tjetër veçse favorizon krijimin e turpit, të dyshimeve, të miteve false dhe mungesën e sigurisë. Me pubertetin, ndryshimi i karaktereve seksuale i tremb shumë fëmijët. Në këto raste, është e nevojshme të flitet pa tabu, duke përdorur fjalë të thjeshta dhe korrekte. Menstruacionet janë një gjë normale dhe të pastra. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar, për t’u gjykuar apo për të mos u pranuar. E rëndësishme është që t’u flisni fëmijëve duke ndarë informacione të sakta nga opinionet, që ata të mos bien pre e miteve, e legjendave urbane dhe kështu me radhë. “Puna” ju lehtësohet duke u bazuar te librat, DVD-të dhe te mundësitë e tjera për t’u informuar. Përdorimi i një gjuhe korrekte dhe specifike është shumë e rëndësishme.
Tundimi për t’u shprehur me pseudonime është shumë i zakonshëm te nënat. Por për të folur për seksin dhe shëndetin do të ishte më mirë që të përdornit terma të saktë për të shmangur dyshimet dhe konfuzionet. Të flisni për seksin në mënyrë jo korrekte gjeneron vetëm konfuzion te të rinjtë, shton tabutë dhe sidomos rrezikun për të kryer marrëdhënie intime në mënyrë të pakujdesshme, pa menduar për pasojat emotive dhe sidomos pa njohur risqet. Tregoni gjithmonë shumë kujdes dhe mos u trembni. Taktikat e vjetra të terrorit nuk kanë funksionuar kurrë. Përkundrazi. Nëse do t’u flisnit fëmijëve tuaj për seksin si diçka të frikshme, të pahijshme, të rrezikshme dhe të gabuar mund të marrë vetëm dy efekte, të dyja negative. Të rrisësh një fëmijë fobik dhe jo të shëndetshëm seksualisht, plot me tabu dhe me mendime të ndaluara që juve nuk ju pëlqen, do të thotë të “rrisësh” një rrezik të madh për jetë. Seksi është një eksperiencë fizike e dobishme dhe emocionale shumë e fortë, sidomos nëse ndahet me një person që e pëlqeni apo e dashuroni.
Shfrytëzoni çdo mundësi të përditshme për të folur me fëmijën tuaj
Ndoshta ju keni një mike shtatzënë. Kjo gjë ju jep mundësinë për të diskutuar mbi faktin se si lindin fëmijët. Mbase ju jeni duke mësuar djalin tuaj të shkojë në tualet. Kjo është koha më e përshtatshme për t’i mësuar atij fjalën e duhur për organin e tij gjenital. Ju mund të jeni duke ndërruar pampersin e vajzës suaj të vogël, ndërkohë që djali juaj po ju ndihmon. Ka shumë mundësi që ai i çuditur t’ju pyesë ku është penisi i vajzës. Atëherë ju mund t’i shpjegoni atij se e motra është vajzë, ndaj nuk ka penis.
Mos i bëni tragjike pyetjet e fëmijëve
Përpiquni të mos habiteni apo të shokoheni nga pyetjet e tyre. Kjo gjë mund t’u lërë atyre të kuptojnë se është diçka e gabuar të flasësh mbi seksin, çka mund t’i bëjë ata të pyesin njerëz të tjerë, ndoshta bashkëmoshatarët që s’dinë shumë apo që japin informacion të gabuar, gjë që mund t’u sjellë vështirësi kur të rriten.