“Punë e madhe” se babi është iranian, vajza e Eminës ka shije tipike shqiptare

Vetëm tre vjeçe, po e imiton mamin një për një. Pasi kërkoi të mbushte shishen e motrës së vogël me qumësht nga pompa, Ella po bën sërish si e rritur. Këtë herë po i shikon filxhanin mamit. Emina ka ekspres kafeje edhe në dhomën e gjumit, ama vdes të pijë kafe turke.

Kështu që një të pirë e një të parë, kështu argëton edhe të bijën që paska qejf. Le ta ketë babain iranian e le të jetë lindur në Amerikë, Ella Faria ka gjak shqiptari. /Tiranapost.al

Share With:
Translate »
670 Views