Pushime me mamin e famshme, por vëmendjen e merr vajza

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Madonna, organizoi një udhëtim me familjen në Maldives për vitin e ri. Por teksa pritej që vëmendjen ta merrte ajo, në fokusin e paparacëve ka rënë vajza e saj, Lourdes Leon.

Ajo është fotografuar sëbashku me të dashurin e saj, Jonathan Puglia. Modelja shfaqet me të dashurin e buzëqeshur, ndërkohë që ka veshur bikini me ngjyrë të verdhë dhe të bardhë.

Lourdes dhe Jonathan janë në një lidhje prej 3 vitesh. Babai i saj është ish-trajneri i fitnesit të Madonna-s, Carlos Leon. Gjatë udhëtimit me familjen e saj, Madonna shoqërohet nga i dashuri i saj më i ri, Ahlamalik Williams, i cili është 26 vjet më i vogël se ajo.

Share With:
Translate »
446 Views