Të gjithë e kemi një nevrik në shtëpi, ja kush është në shtëpinë e Luanës

Një grua me shumë talente, por me sa duket edhe me të meta si të gjithë ne. Dhe të metat e saj, Luana vendosi të na i tregojë publikisht, jo nga qejfi më shumë se sa nga “halli”, pasi në emisionin e saj këtë të shtunë ajo u bë edhe vetë pjesë e lojërave.

Ndër të tjera ajo provoi të ishte e fortë, pasi në vend që t’i përgjigjej pyetjes për të zbuluar një emër me të cilin do të bashkëpunonte në muzikë, ajo preferoi të hante një spec djegës. Por sa speca djegës mund të hajë njeriu? Prandaj, ndonëse e sikletshme, ajo vendosi t’i përgjigjej pyetjes rreth të metave të saj. Pasi u mendua një hop, mori frymë thellë, Luana tha: “Ok, po e them publikisht. Të gjithë këtu ankohen për mua që nuk jam korrekte, që vonohem me orë sa herë kemi regjistrime. E di, e pranoj”.

Por nuk tregoi vetëm kaq. E dini se si e thërret e ëma Luanën në shtëpi? “Nervi”, sepse me sa duket ajo qenka edhe nevrikja e Vjollcave. Po mirë, gjithsesi, më këto që tha, ajo tregoi edhe një virtyt të madh, sinqeritetin.

Share With:
Translate »
678 Views