Pushimet e para të Kristal, nuk shkojnë siç i kishte menduar…

Kristal, vajza e Jonida Shehut, është prezantuar sot për herë të parë me plazhin. Ajo ka lindur në 29 gushtin e kaluar dhe këtë korrik, ende pa mbushur 1 vjeç, po sheh për herë të parë plazhin.  Jonida ka postuar një foto ku shihet veshja e plazhit e vogëlushes, që ngjan si një nusepashkë dhe kamerdaret që kanë marrë me vete për t’ia bërë sa më të lehtë dhe argëtues qëndrimin buzë detit, apo brenda tij. Megjithatë, sipas komentit që Jonida ka shkruar pranë fotos, duket sikur vajzës nuk po i pëlqen dhe aq të qëndrojë aty. “Ma kishin lavderuar shume plazhin po sqenka gje :)))”, shkruan Jonida. Përshtypja e parë është shumë e rëndësishme, megjithatë pushimet janë të gjata. Plazhi ka mundësinë për ta ndryshuar figurën e tij para Kristal-it, e cila ka një standard të lartë që në emër.

 

Ma kishin lavderuar shume plazhin po sqenka gje :)))

A post shared by Jonida (@jonida.shehu) on

 
 

Share With:
Translate »
760 Views