I biri sakrifikon prej 20 vitesh “burrërinë” për nënën e tij

Një burrë është veshur përreth 20 vite si grua  për të ndihmuar nënën e tij të sëmurë që të përballojë mendërisht vdekjen e motrës së tij.

50-vjeçari filloi që të vishej si motra e tij e vdekur kur nëna e tij filloi të shfaqte shenja të sëmundjes mendore nga dhimbja e madhe që ndjente.

“Nëna ime u bind menjëherë se vajza e saj ishte kthyer,”-është shprehur ai për Pear Video. “Ajo ishte kaq e lumtur kështu që unë vendosa që ta luaja këtë rol. Unë kam jetuar si grua që nga ajo kohë.”  

Në një video të publikuar nga media sociale kineze burri nga Guilin në rajonin Guangxi, duke u kujdesur për nënën e tij të moshuar i veshur si grua. Në video nëna i referohet djalit të saj duke thënë: “Ajo është vajza ime. Kur vajza tjetër më vdiq, ajo e zuri vendin e saj.”

Pavarësisht se  çfarë mendojnë njerëzit ai nuk shqetësohet, pasi gjithçka po e bën për nënën e tij: “Pse duhet të kem frikë nga njerëzit që qeshin me mua?”

Video është bërë virale në internet dhe komentet e mijëra njerëzve kanë qenë të shumta duke e përgëzuar për vendimin që ka marrë për të bërë nënën e tij të lumtur.

Share With:
Translate »
822 Views