Pyet çfarë marrëdhënie ka me djalin e partnerit të saj, Fifi preferon të hajë specin djegës tek ‘Zemër Luana’

Këngëtarja Fifi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”. Ajo doli nga aty plot zhurmë, por kjo dalje duket se ishte në momentin e duhur pasi këngëtarja gjeti dashurinë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana”, Fifi u pyet për marrëdhënien e saj me djalin e partnerit Adis Patushi.

Për herë të parë ajo zbuloi që ka marrëdhënie shumë të mira me djalin e tij dhe më pas preferoi të hante specin djegës duke thënë se nuk donte ta bëntë pjesë të portaleve për të folur e treguar më shumë për të.

Share With:
Translate »
48 Views