“Qava kur pashë vajzën”, trondit gazetarja: Motra e p*rdhunuesit më tha hiq emrin e vëllait nga lajmi

    

Ka tronditur me rrëfimin e saj në studion e Top Story gazetarja Dorjana Bezat lidhur me ngjarjen e rëndë të përdhunimit të një të reje në Vlorë.

Gazetarja Bezat tha se pas publikimit të lajmit, është kontaktuar nga motra e njërit prej të akuzuarve, e cila i ka kërkuar që të hiqet emri i të vëllait nga faqja e web në Tch, pasi nuk ka vendim të formës së prerë.

Bezat tha se vajza nuk është përdhunuar vetëm nga djemtë, por edhe nga shoqëria me opinionet e tyre.

“Kam kontaktuar drejtpërdrejt me një nga familjarët e tyre. Ajo me mori në tel t’i hiqja emrin të vëllait nga web se s’kishte vendim të formës së presë. I thashë a e ndjen që vëllai jot ka kryer një vepër të rëndë, ajo tha ai ishte pre e një provokimi. Pavarësisht se ka shuar në spital, ajo provokoi, përdori alkool, shkoi me dëshirën e saj, prandaj krijon këtë skemën e përdhunimit. Ajo vajzë s’është abuzuar vetëm nga djemtë, por edhe nga familjarët, nga shumë djemtë dhe vajza nëpër komente që shkruajnë se diçka ka bërë. Komentet më të trishtuara thonë vajzat pse s’më ndodh mua kjo. Qava kur pashë vajzën. Gabimi janë gjithë të tjerët jo unë që reagova”-tha Bezat në Top Story.

Share With:
Translate »
63 Views