Qëllohet me armë një vajzë 9-vjeçare, vdes në spital

Një vajzë 9-vjeçare ka humbur jetën pasi është  qëlluar me armë zjarri në Liverpool. Një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka qëlluar me armë brenda një shtëpie në zonën e Dovecot.

Liverpool shooting: Victim named as Olivia Pratt-Korbel - BBC News

Vajza është qëlluar në gjoks dhe ka ndërruar jetë në spital. Një burrë gjithashtu ka marrë plagë në trup dhe një grua është qëlluar në dorë.

Policia e Merseyside ka vendosur kordonin e policisë ndërsa oficerët po ndjekin të armatosurin.

Olivia Pratt-Korbel murder: How the shooting of a nine-year-old girl in  Liverpool unfolded | ITV News Granada

Ky individ frikacak nuk e meriton të ecë në rrugë dhe unë do t’u bëj thirrje atyre që dinë diçka të flasin me ne dhe të na tregojnë atë që dinë, në mënyrë që të mund ta vendosim personin përgjegjës pas hekurave aty ku i takon”. -u shpreh shefja e policisë Jenny Sims.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë ndërsa po punohet për të zbardhur ngjarjen.

 

Share With:
Translate »
148 Views