Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve: Rihapja e shkollave nuk rrit infeksionet e reja!

La Repubblica

Rihapja e shkollave asnjëherë nuk është shoqëruar me një rritje të transmetimit të virusit Sars-Cov – 2 deri më tani. Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e shkruan këtë në një dokument kushtuar rihapjes së shkollave.

“Ka prova të publikuara kontradiktore mbi ndikimin e mbylljes së shkollave dhe rihapjes së tyre, në transmetimin në komunitet,” -shkruajnë ekspertët evropianë, “megjithëse provat nga gjurmimet e kontaktit të shkollës dhe të dhënat vëzhguese nga disa vende evropiane sugjerojnë që rihapja nuk shoqërohet me një rritje të konsiderueshme të rasteve “.

Dokumenti nënvizon se në përgjithësi prevalenca e virusit është pak më e ulët nën 18 vjeç. “Edhe nëse ka shumë pak shpërthime të dokumentuara në shkolla – nënvizon ECDC -, këto janë akoma të mundshme, dhe mund të jenë më të vështira për t’u gjetur për shkak të mungesës relative të simptomave te fëmijët”.

Vendimi për të mbyllur shkollat, përfundojnë ekspertët, duhet të merret së bashku me kufizime të tjera në komunitete. “Provat në dispozicion tregojnë se mbyllja e institucioneve arsimore nuk ka të ngjarë të jetë efektive si masa e vetme e kontrollit, dhe këto mbyllje nuk ka gjasa të sigurojnë mbrojtje shtesë për shëndetin e fëmijëve, duke pasur parasysh që shumica zhvillojnë një formë shumë të butë të Covid-19. Vendimet për këtë çështje duhet të lidhen me masa të tjera distancuese të miratuara në komunitete “.

Share With:
Translate »
396 Views