Qëndrimi “W” mjaft i rrezikshëm

Kur fëmija juaj fillon të ulet vetë ose fillon të ecë, ju duhet t’i kushtoni vëmendje lëvizjeve të fëmijës. Vogëlushi juaj juaj bën lëvizje të çuditshme gjatë gjithë kohës. Ju nuk keni pse të shqetësoheni për çdo lëvizje të tij, por duhet të jeni të kujdesshëm që në tërësi fëmija juaj të ketë ecje të drejtë e qëndrim të saktë.
Kockat dhe muskujt e tyre ndërtohen ngadalë dhe ju duhet të bëni çdo gjë të mundur që ky process të shkojë në rrugën e duhur. Në këtë periudhë kur fëmija juaj është ende i vogël , qëndrimi “W” shkakton një shqetësim të madh tek rritja e fëmijëve.
Ky pozicion i të ulurit nuk është i mirë për zhvillimin fizik të fëmijës. Për një kohë të gjatë qëndrimi W mund të çojë në kushte më të rënda ortopedike.Sipas mjekëve, ky pozicion është i dëmshëm për sistemin “postural”. Ai i jep fëmijëve tendosje të pazakontë në ije, këmbë dhe në gjunj. Ju nuk keni nevojë për miratimin e një mjeku për të ju thënë se ky është një pozicion vërtet i dëmshëm.
Ju lutemi të provoni veten. Uluni në këtë pozicion W dhe do të ndjeni tensionin. Muskujt tuaj do të fillojnë të digjen dhe ajo pjesë e trupit do të jetë tërësisht e mpirë pas pak minutash. Ekspertët thonë se kjo nuk do të dëmtojë aftësitë e tyre në ecje dhe nuk ka pasoja serioze të pariparueshme, megjithatë, fëmijët mund të kenë vështirësi në disa aktivitete sportive që kërkojnë ekuilibrim trupin e tyre. Ësht shumë e rëndësishme që fëmija juaj mos të qëndrojë në këtë pozicion e çdo prind duhet të jetë i kujdesshëm.

Share With:
Translate »
816 Views