Qeth nxënësin sepse flokët nuk i pështateshin me Kuranin. Mësuesi dënohet me një vit burg
Mësuesi i një shkolle muslimane është dënuar me një vit burg pasi dhunoi brutalisht dhe më pas i rruajti kokën nxënësit të tij 12 vjeçar. Djaloshi kishte lyer flokët, duke u kthyer në bjond, gjë që sipas mësuesit ishte jashtë rregullave të Kuran-it.
Mësuesi, së bashku me tre burra të tjerë, u dënuan për rrëmbim dhe dhunë kundër një të mituri nga gjykata penale Pontoise të premten, raportojnë mediat franceze. Incidenti tronditës ndodhi në prillin e kaluar, kur djali u paraqit në klasën e tij arabe në xhaminë Sablon, në komunën e Sarcelles, në veri të Parisit.
Me sa duket, mësuesi nuk e pranoi modelin e ri të flokëve të studentin. Si një “dënim”, ai vendosi të rruajë flokët e nxënësit të tij në mes të klasës.
Kur viktima u lirua më në fund, ai mbërriti në shtëpi, ku njerku i tij, i cili mori një dënim gjashtëmujor, injoroi fytyrën e fryrë dhe me shenja të djaloshit.
“Ky nuk është një problem fetar por edukativ”, këmbëngulte avokati i mësuesit në gjykatë, duke shtuar se klienti i tij pendohet për aktin dhe se ai shkoi përtej asaj që kishte menduar të bënte.
Ndërkohë, tre burrave të tjerë u dhanë nga gjashtë deri në tetë muaj prapa hekurave, ndërsa djalit iu dha 5,000 euro në kompensim.