Rama ‘u gjen zgjidhjen’ vjehrrave dhe nuseve që jetonin nën një çati: Tani nuk do ziheni më

Gjatë vizitës në lagjen e rindërtuar të Thumanës, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat drejtuar vjehrrave dhe nuseve.

“Është bërë edhe një plus, kudo ku të dëmtuarit nën një kulm kanë qenë më shumë se një kurorë përfitojnë aq apartamente sa kurora. Me këtë rast lehtësojmë edhe vjehrrat edhe nuset nga të qëndruarit në një kulm u japim mundësinë të duhen më shumë duke qenë secila në kulmin e vet” u shpreh Rama.

Share With:
Translate »
38 Views