Rast i rrallë! Njihuni me binjaket bardhë e zi

Ishin krejtësisht identike kur lindën por me kalimin e kohës gjithçka do të ndryshonte. Bëhet fjalë për Marcia dhe Millie Biggs nga Birminghami i Anglisë, binjaket të cilat duket sikur nuk kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën. Ndërsa rriteshin njëra nisi të ketë ngjyrë më të mbyllur të lëkurës, ndërsa tjetra më të hapur, me sy të kaltër dhe flokë kaçurrela. Marcia është shumë më dinamike, i pëlqejnë lojërat dhe është drejtuar nga atletika në orët e edukatës fizike. “Më pëlqen këndimi dhe vallëzimi, jam sikurse princeshë në këtë shtëpi”, ka thënë Millie, e cila ka ngjyrën e mbyllur të trashëguar nga babai me origjinë nga Xhamajka. Nëna britanike e binjakeve të tilla të ndryshme, që ndodhë një në një milion raste të lindjeve, ka thënë se i është dashur t’ua përsërisin mësuesve se ato janë motra.

 

Share With:
Translate »
1073 Views