Nëna e divorcuar çon vajzën në shkollë me gruan e re të burrit, shpërndan mesazhin prekës

Nganjëherë, divorci mund të jetë një situatë e pakëndshme, sidomos kur është i përfshirë fëmija. Kjo grua nga Oklahoma, sidoqoftë, nuk ka problem për të jetuar me bashkëshortin, gruan e tij të re dhe vajzën e tyre të dashur. Ajo la një mesazh prekës në facebook për bashkë-prindërimin, i cili u bë hit. Në foton më poshtë, Rachel Elizabeth, 4 vjeç, shkon në shkollë në ditën e saj të parë me dy “nënat” e saj. Siç duket ajo ka një ‘nënë bonus’, Dakota Pitman, pasi babai i saj Caleb Quattrone dhe nëna e saj e vërtetë, Hayley Booth, vendosën të divorcoheshin. Kjo foto u postua në facebook nga nga nëna biologjike e Rachel-it, me një mesazh që preku zemrat e shumë njerëzve. “Shumë shpesh njerëzit më pyesin se si ish-bashkëshorti, gruaja e tij, burri im dhe unë ndajmë prindërinë së bashku në harmoni. Përgjigja ime është gjithmonë e njejta- “Ne e duam vajzën tonë.” 

Share With:
Translate »
1481 Views