Suada Sherifi dorëzohet, publikon foto me babin e Deizit

Ish-Miss Shqipëria Suada Sherifi është në grupin e atyre vajzave që jetën private duan ta mbajnë jashtë vëmendjes së publikut. Natyrisht, askush nuk mund ta përballojë presionin e rrjeteve sociale, por nëse ai prek privatësinë e familjes, atëherë shumë personazhe dinë ta kenë nën kontroll me shumë fanatizëm. Profilin e saj në Isntagram Suada e ka mjaft aktiv. Ajo vazhdimisht poston foto me vajzën, Deizi, por edhe foto nga biznesi i saj, i cili, si i ri, ka nevojë të promovohet Ndërsa postime me partnerin, thuajse nuk ka kurrë, përveç disa fotove ku portreti i tij nuk duket fare, veç ndonjë detaji të vogël që tregon se është edhe ai i pranishëm. E pyetur për njeriun me të cilin ajo ka lidhur jetën, në “Rudina” pak muaj më parë, Suada tha se ai merret me biznes, është jashtë botës së showbiz-it dhe, për më tepër, nuk ka dëshirë të bëhet pjesë e saj. Për këtë arsye, bukuroshja nga Vlora e ka respektuar partnerin dhe zgjedhjen e tij për të mos qenë pjesë e mediave apo portaleve. Megjithatë, kuptohet, nëse kjo do të ndodhë, atëherë fotoja do të fillojë të bëjë xhiro në rrjet. Si sot, kur Suada ka postuar në Instasize një foto me partnerin dhe… kaq ishte. Edhe pse fytyra e tij nuk duket, mjafton momenti që çifti i kanë dhuruar një puthje të shpejtë njëri-tjetrit ndërsa kanë bërë një xhiro me gomone. Romantike apo jo?

Share With:
Translate »
2122 Views