Rastësia e jashtëzakonshme! Gruaja që lindi fëmijën e parë të 2022, lindi para dy vitesh edhe beben e parë të 2020

Fëmija i parë në Shkodër për vitin 2022 është Arenc Kukaj. Ai lindi në orën 7:45 të ditës së sotme. Kjo është Arjeta Kukaj, nëna e cila lindi fëmijën e parë në Shkodër për vitin 2022.

Historia e Arjetës është pak më e veçantë sepse të dy fëmijët e saj kanë lindur në datën 1 janar. Dy vite më parë Arjeta në 1 janarin e vitit 2020 lindi djalin e saj Harisin i cili sot mbush dy vjeç ndërsa në ditën e parë të këtij viti lindi djalin e dytë, Arencin. Për Arjetën lindja e dy fëmijëve të saj në 1 janar është një emocion i dyfishtë.

Mjekia Armela Troshani e cila ka asistuar Arjetën edhe në lindjen e saj dy vite më parë në 1 janar shprehet se gjendja e nënës dhe fëmijës të porsalindur është shumë e mirë.

Nëna Arjeta e cila në profesion është një mësuese në Malësinë e Madhe në ciklin e ulët në një shkollë 9-vjeçare dëshiron një shëndet të plotë për fëmijët dhe familjen e saj por edhe për gjithë shqiptarët. Një urim në ditën e parë të vitit ka edhe mjekia Troshani.

Viti që lamë pas ka qenë i vështirë edhe për nënat e reja për shkak të pandemisë dhe dhjetëra fëmijë në Shkodër kanë rezultuar të prekur me COVID-19. Megjithatë të gjithë shpresojnë që 2022 të lërë pas pandeminë.

Share With:
Translate »
81 Views