Reagimi i modeles kur pyetet për shtatzaninë e Kylie Jenner, është epik

Modelja Chrissy Teigen është mikeshë e motrave Kardashian kështu që natyrisht që në intervistat e saj do të pyetet për to. Andy Cohen i Watch What Happens Live e pyeti atë për shtatzanitë e motrave.

? I guess this is my favorite filter ?

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner janë shtatzënë e të dyja po presin fëmijët e tyre të parë. E ndërkohë që Khloe ka konfirmuar gjithçka publikisht, për Kylien qarkullojnë fjalë nga burime të brendshme në familjen Kardashian por ajo vetë nuk ka pohuar asgjë.

Për Khloe-n, modelja pohoi që kishte kohë që e dinte për shtatzaninë e saj ndërsa kur u pyet për Kylie-n ajo tha: “Nuk do të them asgjë për Kylie.”

Prezantuesi theksoi faktin që shtatzania e më të voglës së Kardashians po fshihet për një kohë të gjatë tashmë dhe Chrissy, dukshëm në siklet, ju përgjigj: “E di. Nuk e di.”

Share With:
Translate »
609 Views