Reagojnë ‘Dëshmitarët e Jehovait’ për vdekjen nënë e bijë në Kombinat

Nënë e bijë u gjetën mbrëmë të pajeta në shtëpinë në Kombinat, ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital pasi u gjet në gjendje të rëndë. U tha se nëna me dy vajzat ishin pjesë e organizatës fetare Dëshmitarët e Jehovait, por kjo e fundit ka reaguar përmes një deklarate, duke mohuar se anëtarët e familjes janë pjesë. Në reagim, zëdhënësi Arben Lubonja thotë se anëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesë e organizatës por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Deklarata e plotë:

‘Në të njëjtën kohë, është tejet shqetësuese infiormacioni i përhapur se pjesëtarët e kësaj familjeje i përkisnin Organizatës Dëshmitarët e Jehovait. Po informojmë mediat dhe opinionin e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve, se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës tonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Përpjekjet për ta lidhur këtë ngjarje, apo çdo element tjetër të saj me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht e pabazë, madje fyese për besimin tonë. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasje me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimine Dëshmitarëve të Jehovait’.

-Por kunati i Zhaneta Josifit, nënës së dy vajzave ka pohuar se të treja ishin besimtare prej vitesh, pjesë e sektit “Dëshmitarët e Jehovait”.

“Kishte një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjëtër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka thënë ai për Neës 24.

Zhaneta dhe Anisa, u gjetën të pajëta, dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore shkaku i vdekjes ka qenë mosushqyerja. Nëna e ka mbajtur vajzën Anisa të pajetë prej 5 muajsh në shtëpi, duke pritur për ringjalljen e saj dhe duke e lyer me vajra për të mos u dekompozuar. Ndërkaq vajza tjetër Blerta ndodhet në spital. Babai i familjes ka ndërruar jetë para disa vitesh.

Reagojnë 'Dëshmitarët e Jehovait' për vdekjen

Share With:
Translate »
1077 Views