Reagon policia për nënën që dhunoi vajzën e mitur, ajo tha se po i krihte flokët
Policia e Himarës ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga JOQ ALBANIA për dhunën ndaj një vajze të mitur nga mamaja e saj. Policia njofton se materialet për dhunë ndaj të miturës janë referuar në Prokurori. Mësohet se ndaj Briselda Çakës, janë referuar në prokurori materialet për veprën penale dhunë në familje. (LEXO KETU)
Njoftimi i policisë:
Nisur nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjete sociale, për rastin e dhunimit të një vajze nga nëna e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetases B. Ç., 29 vjeçe, banuese në Borsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë në një reagim për JOQ ALBANIA, Briselda tha se po i krihte flokët vajzës dhe nuk po e dhunonte. Denoncimi për ngjarjen u bë nga motra e saj, e cila ishte shokuar nga të bërtiturat e vajzës dhe mamasë.