Receta e mamit | Biftek të mbushur me salcë djathi

Përbërësit:

  • 2 biftek
  • 6 rriska tranguj turshi
  • 100 gr rriska përshutë
  • 100 gr krem djathe
  • 100 gr kaçkavall
  • 3 decilitra supë viçi
  • 2 decilitra shtalpe për zierje
  • 1 lulelakër
  • 3 karrota
  • 0,5 decilitra vaj
  • erëza
  • kripë
  • Biber i zi

 

Hapat
1
Biftekët t’hollohen në mes, me qëllim që të krijohet vend për mbushje, rriskat e trangujve turshi mbështillen me rriska të përshutës dhe pastaj me to mbushen biftekët.

2
Vendi i mbushur në biftekët mbyllet me rrëmojëse, biftekët e mbushur fërgohen në vaj të nxehtë, sa të skuqen e pastaj kaurdisen duke shtuar supë kohë pas kohe, derisa të zbuten.

3
Lulelakra dhe karotat pastrohen dhe zihen në ujë me kripë, në enë të veçantë bashkohen djathi, krem djathi dhe kaçkavalli.

4
Shtohen shtalpa për zierje dhe erëza sipas shijës, zihen në temperaturë mesatare derisa të fitohet një salcë e dëshirueshme.

5
Biftekët e kaurdisur priten në copa të vogla, derdhet përmbi salca e përgatitur nga djathi dhe mishi shërbehet bashkë me perimet e ziera.

Share With:
Translate »
854 Views