Receta gatimi për fëmijët në 1 qershor

Në 1 Qershor kryefjala janë fëmijët, e kjo nuk mund të mungonte as në kuzhinë. Nga shtëpia jonë jemi zhvendosur në atë të Nevila Xholit, blogere ushqimi, e cila së bashku me fëmijët e saj Jona dhe Endri, përgatit drekën tipike për ta marrë me vete në piknik me rastin e festës së fëmijëve.
Fëmijët nuk kanë shumë nevojë për këshillat e mamit kur vjen puna te përgatitja e ushqimeve të tyre të preferuara siç janë sanduiçët të përgatitur me bukë, krem djathi, proshutë dhe rukola.
Një tjetër recetë është ajo e frutave të zhytura në çokollatë, luleshtrydhe dhe banana të cilat fëmijët I dashurojnë. Dhe për të shmangur që çokollata të shkrijë rrugës për piknik, Nevila vendos në çantë një pllakë akulli.
Ideale për 1 Qershorin janë edhe salçiçet mumje të përgatitura me petë sfoliatë të prerë në shirita të hollë dhe të vendosur në një tepsi me letër kuzhine.
Për pije shoqëruese, fëmijët kanë zgjedhur çajin e blirit i përgatitur i ftohtë.

Share With:
Translate »
752 Views