Receta në kushte shtëpie me tre përbërës, largon si me magji mukusin nga mushkëritë e fëmijëve

Kjo pije është shumë efektive në lehtësimin e kollës së fëmijëve dhe përmirësimin e sistemit imunitar. Qëllimi i kësaj recete është lehtësimi i kollës për fëmijët dhe nxjerrja e sekrecioneve nga mushkëritë. Vetëm një gotë nga kjo pije do t’ju ndihmojë të shkrini mukusin dhe përmirësoni shëndetin dhe sistemin imunitar.

Përbërësit:

1 filxhan mjaltë, 1 filxhan ujë, 1 filxhan tërshërë (kokërr e qëruar)

Përgatitja:

Lani në fillim tërshërën dhe vendosini në një tenxhere, bashkë me ujin dhe mjaltin. (një filxhan është i barabartë me 200 ml). Lëreni në zjarr sa të marrë një valë he të fillojë të nxjerrë flluska. Më mirë është që të përgatisni këtë përzierje në mbrëmje, që të qëndrojë gjithë natën dhe ta konsumoni në mëngjes.

Para se ta pini, në mëngjes, duhet ta kulloni dhe vendoseni në një enë qelqi. Mbajeni në frigorifer. Kjo përzierje duhet të jetë e mjaftueshme për 4 ose 5 ditë.

Si ta përdorni:

Jepjani fëmijëve çdo mëngjes ende pa konsumuar mëngjesin, rreth 30 ml nga kjo pije. Kjo pije duhet të konsumohet për 40 ditë, pastaj bëni një pushim për 15 ditë dhe përsëriteni edhe 40 ditë të tjerë. Gjatë kësaj periudhe fëmija juaj do të lirohet nga mukusi në mushkëri dhe sistemi i tij imunitar do të forcohet. E rëndësishme që të mos e ndërprisni trajtimin çdo ditë ta vijoni procesin. Pas kësaj fëmija juaj do të jetë shumë rezistent ndaj viruseve dhe të ftohurave.

Share With:
Translate »
1343 Views