Refuzoi të ndërpriste shtatzaninë fëmijën, shkolla heq nga puna mësuesen e pamartuar

Një shkollë katolike ka përjashtuar nga puna një mësuese të pamartuar pasi ngeli shtatzënë dhe refuzoi të abortonte foshnjën.

Avokatët e Michelle Bolen pretendojnë se prifti i St Therese Catholic School në Kansas City, Misuri i tha asaj që kishte shkelur mësimet katolike dhe se duhej të bënte abort.

Atë Joseph Cisetti i tha se shkolla nuk duhej të merrej me skandalin e një mësuese të pamartuar që ngel shtatzënë.

Prifti gjithashtu thuhet në padi i tha Bolen se problemi nuk ishte shtatzënia por kurvëria.

Sipas avokatit pushimi nga puna i mësueses është shkelje e Aktit të Abortit në Misuri të vitit 1986, i cili mbron gratë të pushohen nga puna për refuzimin e abortit.

Por avokatët e Dioqezës së Shën Terezë thanë se në kontratën që firmosi, Bolen ra dakord që: “Gjatë kryerjes së përgjegjësive solemne si mësuese, unë do të sillem në një mënyrë që nuk bie në kundërshtim me mësimet e saj doktrinore dhe morale (të Kishës Katolike).”

Gjithashtu në kontratë thuhej se mësuesja duhet të marrë përgjegjësi në përputhje me kërkesat e ligjit.

Share With:
Translate »
444 Views