Refuzon këshillat e mjekëve, pas 8 muajsh ndodh e pabesueshmja

Një nënë rrezikoi jetën e saj dhe atë të fëmijës në bark, pasi një masë e huaj u dallua në eko, kur ajo ishte 12 javëshe shtatzënë. Mickayla Jordan-Smyth -it iu tha ãllimisht se kishte një shtatzëni të pjesshme molare që mund të shndërrohej në kancer, duke vënë në rrezik jetën e saj dhe të bebes.
Pavarësisht kësaj, 30 – vjeçarja refuzoi që të ndërpriste shtatzëninë. Një shtatzëni molare ndodh kur fetusi nuk formohet siç duhet në mitër dhe bebja e ka të vështirë të zhvillohet. Në vend të një fetusi të shëndetshëm, në mitër rritet një masë anormale qelizash.

Përveç shqetësimit për shëndetin e bebes së saj, Mickaylas iu tha se pas lindjes do t’i duhej që t’i nënshtrohej kimioterapisë. Kur ishte 28 javëshe shtatzënë ajo pësoi një shkëputje placentale, një gjendje e rrezikshme që ndodh kur placenta nis të shkëputet nga mitra. Mjekët kryen ndërhyrje cezariane dhe nëna e re solli në jetë një vajzë.

Megjithatë, ajo zbuloi se pasi kishte kaluar të gjithë shtatzëninë e frikësuar se kishte kancer, në fakt kishte pasur një anomali të rrallë të placentës që mund të keqkuptohet për shtatzëni molare. Duke folur për “DailyMail”, nëna nga North Yorkshire tha: “E dija që po merrja përsipër një rrezik të madh duke mos pranuar që të ndërprisja shtatzëninë, por besoja vërtetë se do të ndodhë ç’të jetë e shkuar”.
E në fakt, ajo solli në jetë një vajzë të vogël, e cila gëzon shëndet të plotë. 30 – vjeçarja e konsideron Rainen e vogël një mrekulli./tvklan.al

Share With:



526 Views