Regjistrimet në shkollë, mundësi e dytë për aplikim deri në 1 shtator

Prindërit kanë një mundësi të dytë për të regjistruar fëmijët e tyre në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë.

Nga data 21 gusht deri në 1 shtator, është rihapur e-Albania për aplikimet për në shkollë. Përfundimi i fazës së parë gjatë muajit korrik me një numër të ulët aplikimesh, solli nevojën për të përsëritur procedurën e cila prej 3 vitesh është kthyer online.

Afati i fundit kohor që prindërit duhet të shfrytëzojnë është dymbëdhjetë ditë deri në ditën e parë të shtatorit, teksa viti i ri shkollor do të nis në 11 shtator. Në urdhrin e Ministrisë së arsimit, Evis Kushi ju kërkon institucioneve të arsimit parauniversitar të vijojnë regjistrimin me prioritet brenda afatit të përcaktuar nga 21 gushti deri në 1 shtator, si dhe udhëzon zyrat vendore arsimore të marrin masat e nevojshme për vlerësimin e aplikimeve dhe kthimin e përgjigjeve brenda afateve, në mënyrë që të krijohet mundësia e regjistrimit të të gjithë nxënësve, për të përmbushur të drejtën e tyre për arsim

Rregulli me përparësi është që nxënësit të regjistrohen në shkollën më të afërt sipas zonës në banimit, por ministrja e arsimit e ka lënë të hapur shtegun për të pritur nxënës në shkolla edhe larg vendbanimit.

“Në rast se institucionet e arsimit parauniversitar kanë kapacitete për regjistrimin e nxënësve dhe jashtë zonës së banimit, të regjistrohen edhe nxënës jashtë zonës së banimit mbi bazën e arsyeve të legjitimuara”, shkruhet në urdhrin e Ministrisë së Arsimit.

Share With:
Translate »
77 Views