Aksidenti me dy viktima në Durrës, 8-vjeçari te “Trauma” jashtë rrezikut për jetën

Burime nga Spitali i Traumës kanë bërë me dije për mediat se fëmija i përfshirë në aksidentin tragjik të Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë të tjerë, është jashtë rrezikut për jetën.

I mituri i plagosur pritet të kalojë në pavion dhe do të vijojë të ndiqet për të trajtuar dëmtimet e marra.

Fëmijët ishin duke luajtur në trotuar në momentin që mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, humbi kontrollin e makinës duke i marrë përpara.

Share With:
Translate »
7 Views