Reklama që po përlot botën: Djaloshi arab viziton Trumpin, Putinin, Merkelin

Një kompani telefonike e Kuvajtit ka bërë një reklamë me një djalë të vogël i cili u bën thirrje liderëve botërorë që të ndërhyjnë në krizën arabe. Reklama është bërë virale. Ajo përfshin edhe një deklaratë imagjinare, sikur Jerusalemi po shpallet kryeqytet i Palestinës. Në video, djaloshi i vogël u adresohet liderëve si Donald Trump, Vladimir Putin, Kim Jong Un, Angela Merkel, Justin Trudeau dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Në afërsi të një figure si Trump, djaloshi i uron presidentit amerikan muajin e Ramazit dhe e lutë atë të bëjnë ‘iftarin’ bashkë ‘nën shtëpinë e tij të rrënuar’. Më pas, djaloshi shkon te presidenti rus Vladimir Putin dhe i tregon atij për familjen që ka humbur në luftë. Më pas, u flet edhe kancelares Merkel dhe kryeministrit të Kanadasë, Trudeau. Ja videoja e plotë:

 

Share With:
Translate »
568 Views