Rekord të infektuarish në një shkollë në Tiranë, 29 mësues në karantinë

Rriten frikshëm rastet me koronavirus në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se nga 1398 testime kanë rezultuar 257 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.
Sipas MSH, janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Share With:
Translate »



330 Views