Rëndohet bilanci i viktimave nga rënia e teleferikut në Itali, ndërron jetë djali 9-vjeçar

Është rritur numri i viktimave që u bënë pjesë e një tragjedie në Itali, pas shkëputjes së një kabine teleferiku. Fatkeqësisht, nga mediat vendëse raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 14, madje raportohet se ka ndërruar jetë edhe djali 9-vjeçar që po luftonte me vdekjen në spitalin e Torinos.

Kabina e teleferikut u shkëput papritur duke u rrëzuar mesditën e sotme rreth orës 13:00. Shkaqet ende mbeten të panjohura, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të shkëputjes së kavos mbajtëse, rreth 300 metra larg pikës së mbërritjes.

Teleferiku ndodhej në një lartësi prej 1491 metrash. Shëtitja me teleferik po kryhej në një nga zonat më të populluara për turistët, ku i gjithë udhëtimi zgjat 20 minuta.

Teleferiku “Stresa Mottarone” merr turistë dhe vendas nga qyteti i famshëm i Stresa-s, në liqenin Maggiore, me gati 1500 metra mbi nivelin e detit deri në majën e malit Mottarone.

Kabina u shemb në një zonë të pyllëzuar dhe të papërshkueshme, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta, në një nga pikat më të larta të impiantit.

Share With:
Translate »
386 Views