“E kisha harruar, nuk më pushonin lotët”, Ori Nebijaj rrëfen momentin e vështirë

Ky sezon ka qenë mjaft i ngarkuar për Ori Nebijajn, sepse jo vetëm duhej të angazhohej me punën në televizion, por edhe me fushatën e Partisë Demokratike, për të cilën kandidoi si deputete në Tiranë. Megjithatë angazhimet e shumta nuk e penguan që të vazhdonte punën si normalisht, por e kanë bërë të harrojë datat më të rëndësishme në jetë.

Së fundmi, Ori ishte e ftuar në emisionin “Jonida’s Room”, ku rrëfeu një moment shumë prekës që i ka ndodhur gjatë fushatës. Ajo tregoi se mes gjithë vrullit të punëve kishte harruar ditëlindjen e babait të saj, që nuk jeton më prej disa vitesh.

 

“Ka qenë në 14 Prill, unë isha live në emision dhe ne kemi një moment në emision ku japim kuriozitete. Unë ul kokën të lexoj kuriozitetin që lidhej me buzëqeshjen, të ndjerit mirë, sa e rëndësishme është të buzëqeshësh dhe ishte ditëlindja e babait tim.

Unë e kisha harruar komplet në atë moment, u ndjeva shumë keq që isha harruar nga puna dhe ndërkohë që po e lexoja, po qaja me dënesë. Isli nuk po e kuptonte çfarë po ndodhte, por ai mori situatën në kontroll dhe unë dola nga studio mblodha veten. U ndjeva realisht shumë keq që kisha harruar ditën e tij”, kujton Ori e prekur.

Share With:
Translate »
266 Views