Rëndohet tragjedia në familjen Gjoka, ndërron jetë në spital në Itali edhe vajza 15-vjeçare

Rëndohet tragjedia në familjen Gjoka në Velipojë, 4 anëtarë të së cilës u lënduan nga shpërthimi i një bombole në Velipojë. Ka ndërruar jetë në spital në Itali edhe Klarisa Gjoka 15 vjeçe.

Ajo u nda nga jeta në ditën kur motra e saj e madhe, 19-vjeçarja Daniela Gjoka u përcoll për në banesën e fundit. Ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve italianë edhe nëna e tyre 40-vjeçarja Alketa Gjoka me të birin 12-vjeçar.

Gjendja e tyre paraqitet e rëndë pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Familja Gjoka po përgatiste mjediset e hotelit të tyre në Velipojë për të pritur pushues gjatë sezonit të verës. Njëra prej vajzave mësohet se ka dashur të bëjë kafe kur bombola ka shpërthyer dhe duke shkaktuar flakët.

4 anëtarët e familjes qëndruan për disa ditë në spital në QSUT dhe më pas u transportuan drejt Italisë për trajtim më të specializuar.

Share With:
Translate »
379 Views