Renis Gjoka flet për sakrificat në familje: “Vajzën e parë e takova pas 10 ditësh, me të dytën do të…”

Pas një viti tejet të suksesshëm nga pikëpamja artistike, me koncerte dhe këngë të reja, duket se 2023-shi do t’i sjellë Renis Gjokës bekimin më të madh të jetës: një fëmijë. I ftuar në “ABC e mëngjesit”, artisti i njohur ka ndarë publikisht lajmin se do të bëhet baba për herë të dytë. Rocker-i zbuloi edhe gjininë e fëmijës duke thënë se do të bëhet sërish baba i një vajze dhe se ajo do të vinte në jetë sërish jashtë Shqipërisë, pasi bashkëshortja ndodhet larg.

“Aura së shpejti mbush 4-vjeçe. Do të  bëhem baba për herë të dytë. Presim të vijë edhe bebi nga momenti në moment. Është vajzë dhe jam shumë i lumtur që është sërish vajzë, nuk e diferencoj fare dhe jam shumë i lumtur. Mendoj që emocioni është i njëjtë i pritjes, por duke qenë me eksperiencë gjërat merren më me sportivitet. Emocioni i pritjes është i njëjti. Jam dedikuar plotësisht ndaj Aurës. Jam në një fazë të karrierës që më pret puna të bëj edhe pauza. Kam krijuar një lloj stabiliteti. Mendova që më e rëndësishme në këtë fazë  të jetës është prania te jeta e fëmijës tënd. Dhurata më e bukur që mund t’i bësh fëmijës është koha, jo lodrat. Benefitet i shoh që sot, është fëmijë i rritur mirë dhe me dashuri, duke parë reagimin e saj ndihem krenar, shumë mirë me veten time dhe kam bërë zgjedhjen e duhur.

Me vajzën e dytë nga muzika nuk do shkëputem, por do të organizoj kohën. Nuk ia kemi vendosur ende emrin, kemi disa alternativa dhe ky është problemi. Kemi 3 ditë që themi me bashkëshorten sot do e vendosim emrin kështu sepse bashkëshortja ndodhet në një vend që është çikë larg nga i joni. Kur zgjohet ajo nga gjumi, këtij ka kaluar gjysma e ditës dhe ka tre ditë që nuk po e ndaj. Po sot do ia vëmë se s’bën.

Edhe kur lindi Aura e kam takuar pas 10 ditësh, pasi lindi jashtë. E njëjta gjë do ndodh edhe këtë herë. Identike. Nëse herën e parë e mora si vendimin dhe nuk e dija nëse më vonë do të kisha pengje, e vërtetova që jo. E njëjta gjë do ndodhë sërish, kemi zgjedhur që gruaja ta bëjë këtë sakrificë të madhe, është me familjen e saj, si edhe vajzën. Unë nuk mund të shkëputesha dot, as me Aurën dhe as tani, kam kontrata që duhet t’i përmbush dhe kam afate. Po rri për punë dhe s’do më mbetet pishman. Kur të lindë do vijë vajza këtu, kam problem edhe avionët. Lëviz nëpër vende që janë maksimumi 2-3 orë larg, kurse për vende që janë larg më duhet të rri atje 3 muaj të marr veten.

Dëshira është e madhe për shumë fëmijë, por jeta ecën, nervat konsumohen, besoj se mbyllim me kaq. Është edhe çështje moshe, jemi me bashkëshorten moshatarë, edhe orë biologjike s’ka. Do të doja shumë fëmijë, por duhet t’i kishim nisur më herët.”-rrëfeu ai.

Share With:
Translate »
83 Views